KreuFashion

17 aksesorët e domosdoshëm për t’u dukur perfekte në plazh!

Nuk ka asnjë arsye që mbrëmjet në breg të detit të mos shëndërrohen në një ecje në pasarelë! Çdo femër e meriton të ndriçojë prandaj ne zgjodhëm të sjellim tek ju këtë artikull ku ju prezantojmë 16 aksesorët e domosdoshëm për plazh!

Kur nisemi me pushime të gjithë e kemi një ide të gjërave më të rëndësishme që na duhen me vete, por ne nuk duam t’iu flasim për këtë. Synim ynë është që t’iu sjellim një listë të gjërave, të cilët do t’iu bëjnë të dukeni moderne dhe me imazh të kuruar. Hidhini një sy produkteve dhe nëse i keni mos harroni t’i merrni me vete që të shkëlqeni ashtu siç e meritoni!

 

Fustan i bardhë – Ngjyra e bardhë, detaje tek shpatullat, gjatësia dhe kontrasti i kopsave të zeza. Një fustan i tillë do të ishte ideali për ju! Kombinojeni me shapka të zeza ose me espadrille, cilado që t’iu përshtatet më shumë.

 

Rrobat e banjos trup – Trendi i ri i rrobave të banjos e ka bërë të qartë që një trupore duhet patjetër në valixhen tuaj. Ato janë të kushtueshme dhe rrobat e banjos të vitit të kaluar me siguri e bëjnë shumë mirë punën. Jemi dakort! Ama, nëse keni ndërmend të shpenzoni ju kujtojmë që rrobat e banjos trup tashmë kanë dy funksione. Përdorini gjatë ditës për të bërë banjo dielli dhe në darkë janë perfekte për tu veshur me pantallonat tuaja të preferuara, 2 në 1!

 

Çantat e kashtës në formë bauleje – Çantat e tilla mesa duket nuk kanë ndërmend të dalin nga moda, por nëse është edhe kashtë dhe në formë bauleje atherë është perfekte!

 

 

Fustan (për disa raste) – Nuk ka kuptim që të blesh fustan vetëm për një rast të veçantë dhe të mos e veshësh më! Një fustan bust me dizajn tërheqës do ti bënte mbrëmjet në plazh të bukura, por edhe do kishit mundësi për ta veshur në një festë dhe sërisht të shkëlqeni.

 

Bluza e shkurtër e bardhë – Këtë model bluze me shumë mundësi e keni parë gjithandej dhe kjo vjen sepse është shumë në modë. Ngjyra dhe gjatësia janë perfektë për t’i kombinuar me çdo gjë duke filluar nga xhinset dhe deri tek fundet e gjata.

 

Xhinse – Lërini mënjanë xhinset pas trupit dhe guxoni me një model më klasik. Do të dukeni fantastike!

 

Kapele – Përdoreni si aksesorë mode ose si mbrojtës kundër rrezeve të nxehta të diellit, ama mos harroni që duhet ta keni patjetër me vete! Vera nuk ka kuptim pa një kapele.

 

Peshqir plazhi – Në rregull, kjo vetkuptohet! Sidoqoftë ne donim t’iu thonim që të keni një peshqir plazhi që kombinon me rrobat e banjos që të dukeni perfekt në fotot tuaja!

 

 

Bikini – Rrobat e banjos turp janë shumë të bukura, por një vajzë herë pas here duhet të tregojë format e saj! Mos harroni, çfarëdo peshe të keni ju jeni të mrekullueshme!

 

Pantallona – Pantallonat e gjera me materiale të freskëta janë perfekte për në plazh. Ju do të dukeni shik, elegante dhe do të ndjeheni rehat!

 

Bizhu – Vathët dhe varëset ndoshta s’janë për të gjitha, por nëqoftëse keni vendosur që do të merrni diçka me vete, rrëmoni mes bizhuve tuaja dhe nëse gjeni aksesorë që kanë guacka deti atherë jeni totalisht “in”!

 

Syzet e diellit – Mbrojtja e syve është shumë e rëndësishme. Sigurohuni që syzet tuaja përmbushin parametrat e duhura dhe nëse janë të kombinuara me rrobat e banjos atherë çdo gjë është perfekte! Do ndriçoni me siguri!

 

Shapkat – Shapkat janë në modë! Ndoshta gjatë kohës që bëni banjo dielli preferoni shapka të rehatshme ose ato standartet me një gisht, por për pasditet ju sugjerojmë shapka të tilla si në foto. Me ngjyra të errëta, të kombinueshme me gjithçka dhe mbi të gjitha të rehatshme.

 

Fustan lino – Asnjëherë mos e nënvlerësoni një fustan lino, sidomos nëse ka detaje të bukura. Janë të rehatshëm, praktikë dhe vishen edhe gjatë ditës dhe natën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF