Çantat e plazhit këtë sezon janë të adhurueshme 0 237

Me shumë mundësi atë çantën lëkurë në ngjyrë të errët do ta keni futur diku mes veshjeve të dimrit, pasi për stinën e verës gjithçka që ju duhet është një çantë shportë (ose disa).

Thurja e kashtës i jep një pamje shumë verore këtij aksesori, e cila duket se na fton për në det. Çantat kashtë të cilat sugjerohen fort nga stilistë të ndryshëm, sigurisht që vijnë në përmasa relaitivisht të mëdha (sa lajm i mirë për ne femrat), që të mund të fusim aty që nga letrat e bixhozit, kremin e plazhit, librin tuaj të preferuar, e deri edhe ndonjë shishe alkool (jemi me pushime, apo jo).

Nëse ende nuk e keni gjetur çantën tuaj të plazhit, hidhini një sy modeleve që ju sugjerojmë dhe zgjudhni të preferuarën tuaj.
Mos harroni, nuk përdoren vetëm pë pushime!

Previous ArticleNext Article