KreuArt

Ekspozitë për Michael Jackson në Londër

Nëntë vite më  parë u nda nga jeta Michael Jackson, një nga ikonat pop më me influencë të shekullit të XX-të.

Pikërisht jehona e tij ndër vite, ka bërë që emri i madh i modës, Hugo Boss të sponsorizojë një projekt për çeljen e një ekspozite të quajtur ‘Michael Jackson: On the Wall”, që përmbledh veprat e më shumë se 40 mjeshtrave të fotografisë dhe pikturës.

 

Në këtë ekspozitë paraqiten edhe veshje e objekte që i përkisnin artistit të madh.

Ekspozita është kuruar nga Nicholas Cullinan, Drejtor i galerisë së arteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të jetë e hapur deri më 21 tetor. Ndërkohë në kuadrin e 60-vjetorin e lindjes së tij do të mbahen disa evente të veçanta.

“Impakti dhe fama e Michael nuk tregojnë për shenja rënieje dhe shenjat që la pas janë ende të dukshme. Pasuria e tij vazhdon edhe në këtë shekull. Kontributi i tij është i njohur kur flitet për muzikë, videoklipe, koreografi dhe modë, por impakti i tij mbi artin bashkëkohor është një histori ende e parrëfyer,” thekson drejtori i National Portrait Gallery.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF