Era Istrefi në ditëlindjen e saj zbulon projektin e ri! 0 215

Këngëtarja Era Istrefi, një vajzë që mori hov sëfundmi shumë në tregun muzikor, jo vetëm në vendin tonë, sot feston ditëlindjen e 24-t.

Angazhimet e fundit të saj, të gjithë e dimë mirë se këtë radhë përkojnë me eventin e rëndësishëm të Botërorit. Menduam se këto të fundit e kanë privuar Erën të festojë ditëlindjen sot. Gabohemi, ajo jo vetëm që nuk po feston, por po punon për një projekt të ri. 

Edhe sot në ditën e saj të lindjes, ajo nuk e ka ndaluar ritmin e punës,  dhe në  fakt duket se ajo nuk është mërzitur aspak, madje ka zgjedhur të na ndajë me ne ambjentin ku ajo po kalon ditëlindjen. Era nëpërmjet postimit në Intagram duket se po shijonn  hitin e saj të momentit dhe këtu vjen surpriza.

Artistja na tregon se ndodhet në qytetin e Berlinit në Gjermani, po punon intesivisht për projektin e ri muzikor që do të lançojë së shpejti. Direkt nga studio muzikore, ajo ka postuar një video në të cilën shkruan: “Në studio edhe për ditëlindje”.

Era na ka treguar se puna e saj është shpërblyer me sukses, ndaj dhe ajo duket se nuk po ndalet. 

Previous ArticleNext Article