KreuCelebrity

Hollivud, akuza të tjera për sulme seksuale ndaj meshkujve

Aktori amerikan Kevin Spacey në fillim të vitit u akuzua për sulme seksuale ndaj meshkujve në Londër dhe Gloucester, për t’iu shtuar sot edhe tre raste të tjera. Policia po heton tre pretendimet për sulme seksuale kundër Kevin Spacey. Kjo rrit numrin e akuzave kundër aktorit duke e çuar në gjashtë, 5 akuza për sulm seksual dhe një për përdhunim.

Dy nga pretendimet e fundit thuhet se kanë ndodhur në Londër – Westminster në vitin 1996, në Lambeth më 2008 dhe i treti në Gloucester më 2013. Në vitin 2017, policia mori një deklaratë për përdhunim, që thuhet se ka ndodhur në Lambeth (2008) dhe dy pretendime për sulme seksuale, një në Lambeth dhe një tjetër në Westminster, të dyja në vitin në 2005.

Fituesi i çmimit Oskar është përballur me akuza për sulm seksual nga më shumë se 30 burra. Pretendimi i parë erdhi nga aktori Anthony Rapp në nëntor 2017, i cili tha se Spacey e kishte ngacmuar seksualisht në vitin 1986 kur ishte 14 vjeç dhe Spacey ishte 26 vjeç.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF