KreuCelebrity

Ilda Beljeri apo Megi Ndokaj, cila ngjan më bukur me këtë veshje?!

Njëra në New York, e tjetra në Tiranë, por që duket se dy bukuroshet janë takuar në një pikë. Ilda Beljeri dhe Megi Ndokaj mesa duket kanë ndarë të njëjtën pëlqim për një veshje, të cilën të dyja vajzat e kanë bërë pjesë të garderobës së tyre. Një palë pantallona në ngjyrë të gjelbër, me printime gjethe palmash dhe një ‘crop top’ fare i shkurtër, duke lënë pjesën e barkut jasht, është veshja të cilën e kemi parë ta veshin Ilda dhe Megi.

Moderatorja e Super Sport ka zgjedhur ta veshë në një mbrëmje mes miqsh, duke e kombinuar me një palë sandale me taka, si për t’ja shtuar edhe më dozën e sensualitetit veshjes (tipar ky që dallon tek Ilda), ndërsa modelja e cila ndodhet në New York për studime, e ka kombinuar kostumin me një palë atlete të bardha, duke i dhënë veshjes natyrën sportive, që karakerizon më së shumti Megin.

Nuk e di si ju duket juve, por sipas nesh secila nga vajzat i ka dhënë veshjes pjesë nga karakteri i tyre, duke bërë qe të duken të dyja sikur ai kostum të jetë bërë enkas për Megin dhe për Ildën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF