Fëmija të flerë nga gjyshërit një natë, kur duhet të nisë kjo 0 370

Për një fëmijë shtëpia është vendi i tij më i sigurt, një fole e dashur e cila është në gjendje të mbajë gjithë dashurinë e duhur që i duhet fëmijës. Gjyshërit  krijojnë një lidhje të rëndësishme dhe shpesh ndajnë me nipërit shumë orë të ditës së tyre. Si do ndiheshe ti nëse do të zgjoheshe në mes të nates në një krevat që nuk është i yti?

Ta lesh nga gjyshërit një fëmijë vetëm se e ka zënë gjumi, pa asnjë paralajmërim, rrezikon që fëmija të ndihet i tradhtuar, shpjegojnë psikologët. Është e qartë që kur je në punë edhe s’mund ta mbash fëmijën, organizimi luan një rol të rëndësishëm në këtë rast. Një fëmijë i mësuar që i vogël që të shkojë të rrijë nga gjyshërit do të krijojë një lidhje pozitive me këtë ambient. Nuk flihet nga gjyshërit vetëm sepse është e nevojshme, por për kënaqësinë që të rrinë bashkë, kjo kohë do jetë e nevojshme që fëmija të krijojë një lidhje më të fortë me gjyshërit.

 

Sipas studimeve këshillohet që fëmijës që herët t’i mësohet një formë e re independence duke krijuar një shtëpi të dytë të dashur e të ngrohtë, dhe këtë e vendos vetë prindi.

Shpesh na ndodh t’i lemë fëmijët te gjyshërit për arsye pune apo arsye emergjence, por përse mos të marrim gjithë kohën e duhur për ta përgatitur fëmijën me qetësi? Kur ndodhemi para një urgjence niveli i stresit rritet dhe fëmijët arrijnë ta perceptojnë këtë ndryshim humori tek të rriturit. Rreziku është që ky ndryshim përjetohet negativisht dhe në një mënyrë të pashqetësuar. Darka me gjyshërit mund të jetë një moment special për t’u jetuar.

Para se ta çosh fëmijën te gjyshërit gjej mënyrën që ta vendosë vetë fëmija çfarë lodre do marrë me vete dhe një libër që do e lexojë para se të flejë. Televizori dhe celulari? Nuk duhen. Mbase në një moshë pak më të madhe, një shoqëri e mirë apo edhe nje palë letra mund të jetë një kalim kohe shumë i mirë për t’u argëtuar, apo edhe për të zhvilluar aftësi të reja.

Të flesh nga gjyshërit mund të jetë shumë e domosdoshme dhe në fillim duhet të krijosh besim te fëmija në një klime të qetë edhe të lumtur. Po e le me zemër të thyer? Fëmija e ndjen. Kur ndarja  vjen me sinqeritet atëherë ajo krijon një stimul të domosdoshëm në rritjen e fëmijës. Të vegjlit kanë qejf të eksperimentojnë. Në një kohë kur familja ishte e përbërë nga xhaxhallarë, vëllezër e motra të moshave të ndryshme, që shpesh jetonin në një shtëpi, ishe më i përgjegjshëm të ndaje me të tjerët kujdesin ndaj fëmijës. SOt për hir të së vërtetës është mëse e dukshme që me fëmijën merret vetëm nëna.

Të mësojmë ta përjetojmë ndarjen, në rradhë të parë ne. Evito të shkosh fshehurazi te fëmija, përshëndete me gëzimin më të madh fëmijën dhe mëso të qeshësh brenda vetes. Ta largosh nga vetja nuk do të thotë të ndalosh një lidhje, por të pranosh që një fëmijë po fillon të ecë me këmbët e veta dhe jeta e tij po pasurohet me njerëz, tek të cilët fëmija po krijon besim. Këtë më mirë se gjyshërit nuk e bën askush.

Burimi. Donna Moderna

Previous ArticleNext Article