Miss Spanja, ka qenë mashkull!!!

Për të parën herë në histori, një transgjinor do të marrë pjesë në Miss Universe, dhe do të përfaqësojë pikërisht Spanjën në këtë event. Angela Ponce thotë se kjo ka qenë gjithmonë ëndrra e saj dhe se qëllimi që i ka vënë vetes është të jetë një zëdhënëse e atyre të cilët duan respektin, përfshirjen dhe diversitetin, jo vetëm për komunitetin LGBT, por për të gjithë botën!

6 vjet më parë, organizata e Miss Universit e hoqi ndalimin e bërë transgjinorëve për të marrë pjesë në konkursin e bukurisë femërore, e kjo është pikërisht arsyeja përse sot, Angela, e lindur djalë në Sevilje të Spanjës, po arrin të thyejë tabutë!

Ajo ka marrë pjesë në disa konkurse bukurie e ky nuk ishte i pari, por mbetet sidoqoftë ai më i rëndësishme që po e katapulton drejt një eventi, të cilin deri më sot, vetëm e kishte ëndërruar!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article