Njollat në fytyrë gjatë shtatzanisë, shkaku dhe rregullimet

Një ndër periudhat më të bukura të jetë për një femër, është ajo e pritjes të një fëmije. Askush nuk e mohon dot që veç lumturisë kjo shoqërohet edhe me shqetësime nga më të ndryshmet.

Një ndër to janë njollat kafe në fytyrë, Mos u shqetësoni edhe nëse nuk ikin mbas lindjes ka mënyra të tjera për ta ta evituar këtë problem estetik.

Gjatë shtatzanisë, sidomos në fund të tremujorit të parë, ka mundësi të shfaqen disa shenja ngjyrë kafe në fytyrë të quajtura chloasma. Këto shenja ngjyrë kafe zakonisht shfaqen në ballë, mjekër dhe sidomos në buzën e sipërme. Këto shenja shfaqen nga ekuilibri i ri hormonal që kalon femra gjatë shtatzanisë dhe zhduken disa muaj pas lindjes. Gjatë verës këshillohet që për këto shenja të përdoret një krem me nivel të lartë mbrojtjeje sepse dielli i shton më shumë këto shenja në lëkurë.

 

Nëse problemi do ishte më i përqendruar, mund të përdoren produkte që frenojnë sintezën e melanisë, si psh kremra me bazë acid cogic, thioctic, phytic ose arbutin. Nëqoftëse edhe pas këtij kujdesi, mbas lindjes shenjat nuk kanë ikur akoma, mund të përdoret një lëvozhgë kimike, dhe dermatologët këshillojnë që të mos përdoret gjatë muajve të verës.

Kujdes mos ngatërroni Chloasmën gravidike me Melasman. Të dyja këto shkaktohen nga hormonet femërore. Duke qenë se janë shumë të ngjashme chloasma shfaqet gjatë shtazanisë dhe ikën disa muaj mbas lindjes sepse është lidhur me ndryshimet hormonale të 9 muajve. Kurse melasma mund të shfaqet në çdo moment edhe pse ka disa shkaktarë të tillë, si marrja e pilulës kontraceptive, përdorimi i antibiotikëve ose sëmundjet e tiroideve. Të dyja llojet e njollave të lëkurës përkeqësohen më shumë nga ekspozimi i fytyrës në diell. Pra kanë kaluar shumë muaj pas lindjes dhe shenjat e tua në fytyrë nuk kanë ikur, është mirë të kontrollohesh në një specialist sepse mund të kesh melasa.

Burimi/Donna Moderna

Previous ArticleNext Article