8 gjërat qe nuk i dinit për familjen Kenedi! 0 195

Që nga momenti kur dolën në dritën e prozhektorëve, e rrëmbyen vëmendjen në çast dhe e magjepsën botën. Cdo gjë e kësaj familjeje, sjellja, stili mbretëror i jetesës apo premtimet e panumërta politike i tërhiqnin njerëzit si magnet. Por ka disa gjëra mbi të, që jo të gjithë i dijnë.

1.Rose Kennedey, nëna e John F. Kennedy-t kishte rregulla shumë të rrepta në familje: fëmijëve nuk i lejohej të qanin, mund të hanin vetëm ushqime të caktuara ( se kishte frikë mos shëndosheshin) dhe vonesat ishin të patolerueshme!

2. Për shkak te disa problemeve në lindje, Rosemarie, fëmija i tretë, pësoi dëmtime te trurit. Ndaj dhe e ëma nuk e linte të dilte vetëm, e ajo shpeshherë, arratisej.

3. Një vajzë tjetër, Patricia zgjodhi Hollivudin dhe jo karrierën politike që frymëzonte familjen e saj

4. Problemet e shpinës nuk e lejuan fillimisht John Kennedy-n të regjistrohej e të luftonte në Luftën e Dytë Botërore

5. Jackie Kennedy ka qenë shumë pranë martesës me një mashkull tjetër; ishte e fejuar me John Husted, I diplomuar ne Yale, por ai pati dyshime dhe e anulloi fejesën. Pak muaj më vonë, Jackie do të njihej me John Kennedy-n.

6. Martesa e saj pati probleme, dhe në një moment vjehrri, Joseph Senior i ofroi 1 milionë dollarë që të mos divorcohej nga John-I nga frika se kjo mund t`i dëmtonte atij karrierën politike.

7. John-i një herë humbi brenda Shtëpisë Bardhë ( kishte shumë dhoma).

8. Veshjet e Jackie-t ishin aq të komplikuara, sa i duhej gjithmonë një person tjetër që ta ndihmonte për t`i hequr!

Previous ArticleNext Article