Dakort modë, por edhe këto flokë kështu….. 0 273

Ka flokë të fryra, po janë dhe flokët e fryra të show-t haute couture të Valentinos që na lanë pa fjalë! Shtatë modele, përfshirë vajzën e Cindy Crawford, Kaia Gerber, zbritën në pasarelën parizjane me një stilim floku që dukej më shumë si kapele e stërmadhe!

Dhe nuk jemi të vetmit që u çuditëm, sepse ka pasur mjaft reagime, aq më tepër kur bëhet fjalë për një ide dhe realizim të parukierit legjendar Guido Palau. Ky volum dramatik flokësh nuk kaloi pa u shpotitur edhe në mediat sociale.

Ka diçka megjithatë në këtë mes që kërkon vëmendje: flokët e fryrë po rikthehen në pasarelat e vjeshtës 2018-2019, e kjo u pa edhe tek tendencat e Giambattista Valli-t apo dhe stilet retro që solli show i Fendi-it.

Previous ArticleNext Article