Khloe paska të njëjtin hall me të gjitha nënat e reja! 0 213

Kur vjen ai moment, është e pamundur të mos kesh brenda teje një shpërthim emocionesh: dhimbje, stres, ankth. Si do ta lësh fëmijën tënd me të cilin nuk je shkëputur për asnjë sekondë të ditës qëkurse e ke sjellë në jetë e të dalësh në punë?? Sepse herët a vonë, kjo duhet të ndodhë. I ndodh dhe Khloe-t, që normalisht është aq e pasur sa s`do t`i duhej të punonte.

Por  nuk ka të bëjë vetëm me paratë apo jo. Ka të bëjë edhe me plotësimin tënd si femër kjo ana profesionale, ka të bëjë me atë që të përcakton se kush je, që përkufizon rolin tënd në shoqëri, të jep status dhe të shtyn drejt sakrificash si këto, me të cilat do s`do, do të përballesh në një moment. S`e di si do ta lë, thotë Khloe, më tmerron kjo gjë, por dikur duhet t`i kthehem punës apo jo?

Previous ArticleNext Article