Scrub-i, është super, por ka disa raste kur më mirë të shmanget! 0 208

E adhurojmë eksfoljimin; ai e ndihmon shumë eleminimin e qelizave të vdekura, duke e lënë lëkurën e fytyrës dhe trupit të butë e të lëmuar. Por ka dhe disa rrethana kur ky trajtim bukurie më shumë mund të dëmtojë sesa të bëjë mirë. Ja cilat janë ato:

Pas djegies nga dielli: në këtë rast, epiderma është vetë e dëmtuar sakaq dhe thjesht do të irritohej më shumë!


Pas një ndërhyrjeje qoftë kirurgjikale, qoftë kozmetike, sepse kjo është një periudhë kur lëkurës i nevojitet kohë për të marrë veten, për tu rigjeneruar dhe trajtimi eksfoljues në atë rast, do t`i hiqte elemente të rëndësishëm për shërimin.

Kur janë përdorur elementë kimikë për zbardhjen e lëkurës; do ta bënte situatën më keq.


Përpara apo pas një peeling-u: ky proces lejon heqjen e një shtrese lëkure, scrub-i pas tij, nuk ka më kuptim!


Pas pickimit nga një insekt: eksfoljimi do të irritonte kruarjen dhe skuqjen e vendit akoma më shumë.

Previous ArticleNext Article