8 VIP-at shqiptarë që përgjysmuan masën e tyre trupore! 0 2736

Të pranosh veten ashtu siç je me të gjitha defektet, është një sfidë që pak njerëz e fitojnë. Dhe në këtë rast natyrshëm na vjen të themi ‘lum si ata’. Çdo ditë e më shumë të qenit perfekt fizikisht, sidomos në radhët e personazheve të famshëm, duket se është kthyer në një sfidë. Dikush me ndihmën e estetistes, dikush tjetër me ndihmën e bisturisë, e të tjerë nëpërmjet sporteve e dietave të rrepta, shumë VIP-a shqiptarë ia kanë arritur të fitojnë paraqitje tejet interesante për sytë e publikut, por sigurisht edhe për kënaqësinë e tyre personale. Dhe meqë jemi tek dietat. Me siguri e mbani mend Arian Çanin, Linda Halimin, Ilir Metën, Sara Hoxhën e shumë të tjerë, se si kanë qenë pak vite më parë, ose shumë kilogramë më parë….Bordo ju sjell edhe herë në vëmendje historitë e përgjysmimit të masës trupore të VIP-ave shqiptarë, dhe meqë jemi para pushimeve, pse jo le të motivohemi të gjithë nga këta emra.

Linda Halimi: Ajo u bë e njohur për pubikun, kur u shpall fituese e Top Fest në vitin 2009. Linda Halimi falë zërit të saj tejet potent u kthye në një prej këngëtareve më të dashura për publikun. Por krahas talentit, Linda e ndiente që duhej edhe diçka për të plotësuar figurën e saj si artiste. Kilogramët në trupin e këngëtares asokohe ishin të tepërta. Edhe pse në moshe fare të re, Halimi peshonte plot 113 kilogramë, sigurisht më shumë se çështje estetike, një peshë e tillë për një vajzë të re kthehet në problem shëndetësor. Ndaj Linda mori ‘frenat’ në dorë dhe pasi ndoqi disa seanca dobësimi në Tiranë, e duke mbajtur një dietë të rreptë ushqimore, e shumë ushtrime fizike, arriti të përgjysmojë peshën e saj trupore në një kohë rekord. Prej vitesh ajo jeton në Amerikë dhe historia e saj e dobësimit është bërë motivim për qindra të rinj amerikanë, pasi vetëm pak muaj më parë Lindita zuri kopertinen e revistës prestigjoze ‘People’, në të cilën rrëfeu të gjithë kalvarin e dobësimit të saj. E dini sa peshon sot Linda? 44 kilogramë. Ej, po e dini që ka disa vite që nuk ha një copë picë? Epo bukuria do sakrifica!

Arian Çani: Nuk e di juve, por mua më ishte krijuar idea që Çani është një burrë jo shumë i gjatë, dhe topolak. Dhe jam surprizuar kur e kam parë live pak vite më parë, pasi Çani është goxha i gjatë. Eh, ç’të bëjnë kilogramët e tepërta. Të gjithëve ju kujtohet portreti rrumbullak e i mbushur i moderatorit të Zonë e Lirë, apo jo? E keni harruar? Po sigurisht, pasi në siluetën e një djaloshi të ri që është kthyer Çani tani, vështirë se mund të mbahet mend si ka qenë vetëm dy vite më parë. Por çfarë bëri Çani që fitoi këto forma, duhet thënë tejet të kënaqshme, pasi duket dhe disa vite më i ri? Në një intervistë për Expres Roze karizmatiku i ekranit ka rrëfyer se nuk ka ndjekur ndonjë dietë të rreptë. E vetmja gjë që ka bërë Çani është që vendosi të heqë dorë prej ‘mëkateve të ëmbla’ gjatë ditës dhe t’i rithehet vrapit e sportit. Alkooli dhe ushqimi në orët e vona pas mbarimit të Zonë e Lirë, gjithashtu nuk janë më pjesë e dietës së Çanit. Një ‘Big Up’ për Arian Çanin!

Ilir Meta: Që prej fillimeve të angazhimit të tij në politikë shumë vitë më parë, figura e Presidentit të sapo zgjedhur të Shqipërisë ka qenë gjithmonë e mbushur, aq sa kur u shfaq tri vite më parë në publik me një peshë dukshëm të reduktuar duket se e patëm paksa të vështirë të mësoheshim me figurën e re të Metës. Fillimisht u tha se Ish-kryetari i LSI ndoqi dietën e famshme Dukan, por mesa duket kjo nuk ishte e vërtetë. Ilir Meta arriti të heqë 30 kilogramë në vetëm dy muaj falë vullnetit, duke i kushtuar kujdes të madh masës së ushqimit që konsumonte. Në çdo vakt kujdesej të merrte kaloritë e duhura, por duke mos e përfunduar asnjëherë vaktin. Rëndësi të veçantë politikani i njohur i ka kushtuar edhe orareve të ushqimit, të cilat duhet të ishin gjithmonë fikse. Bashkëshortja e tij Monika ka zbuluar se Iliri për mëngjes konsumon vezë të zier, speca dhe zarzavate, ndërsa sa i përket bukës ai nuk e fut fare në gojë. Por sigurisht një rënie e shëndetshme në peshë, duhet të shoqërohet gjithmonë me aktivitet fizik dhe sport. Meta ka ushtruar çdo ditë, vrap, ecje si dhe një orë biçikletë. E sa i përket dhjamit në bark, Ilir Meta ka bërë disa trajtime me baltra.

Monika Kryemadhi: Një prej emrave më popullorë të politikës shqiptare, e cila njihet për natyrën e saj të çiltër dhe spontane. Njësoj si edhe bashkëshorti i saj, edhe Monika Kryemadhi ka patur gjithmonë një fizik topolak, por jo më. Tani kemi një Monikë krejt tjetër me formë fizike për t’u lakmuar, të cilat e tregojnë pa frikë disa vite më të re. Nuk do të harrohet përgjigja tejet e sinqertë e Monës, kur pak muaj më parë në emisionin “Thumb”, u pyet se si ia arriti të dobësohej. “U dobësova për inat të Ilirit”, ishte përgjigja ‘pa doreza’ e Kryemadhit. Duke qenë se bashkëshorti po bënte 2-3 vite që ishte në dietë e po fitonte çdo ditë fizikun e dëshiruar, duket se për Monikën ky ka qenë një motivim i madh, pasi nuk mund të ja lejonte më vetes që në çdo dalje publike të çiftit, çdo herë e më shumë ajo po dukej sa dyfishi i Ilirit. Me ndihmën e një mikeshe të saj dietologe, Mona filloi një dietë jo shumë të rreptë, duke eliminuar totalisht brumërat. Dhe sa mirë i ka bërë inati ndaj bashkëshortit Monikës, pasi të gjithë biem dakort që figura e saj është tejet e plotësuar së fundmi. Bravo Monika!

Sara Hoxha: Eh, sa sakrifica bëhen në emër të dashurisë! Të paktën kështu thuhet për zonjushën e bukur Sara Hoxha, që lidhja e saj me Ledionin ishte një nga shtysat që ajo topolakja të kthehej në vetëm për një vit, në një zonjushë tejet elegante, që për hir të së vërtetës të kënaq sytë. Sara i është nënshtruar operacioni për të hequr kilogramët e tepërt, dhe e thënë ndryshe në gjuhën e mjekësisë, ndërhyrja që ka bërë trashëgimtarja e Top Media quhet ‘Gastric Bypas’, ose zvogëlim stomaku. E pyetur kohë më parë për këtë fakt Sara është shprehur se pavarësisht se ajo duket shumë më mirë pas kësaj, nuk do t’ja rekomandonte askujt këtë gjë, pasi sipas Sarës përderisa ajo nuk mundti të mbante një dietë të shëndetshme ushqimore, atëherë ajo nuk është askush që t’u japë këshilla dobësimi, qoftë edhe miqve të saj. Megjithatë përpos të gjithave Sara Hoxha tashmë ka një fizik për t’u admiruar.

Dilan Reka: Në fillimet e daljeve të tij në skenë ai peshonte jo pak madje ai ka thënë se pesha maksimale që ka arritur ka qenë rreth 120 kg. I detyruar nga karriera e tij, ai ka marr një vendim përsa i përket peshë së tij, vendosi të dobësohej! Kohët e fundit ai ka humbur jo pak, por 40 kg.
Kjo humbje në peshë ka ardhur si rezultat i palestrës ka thënë Dilani. Ushtrimet fizike kanë qenë mënyra më e mirë për të humbur peshë. Nga fotot më të fundit të këngëtarit të ri, mund të themi që ai ka bërë një zgjedhje shumë të zgjuar dhe ulja në peshë e ka bërë të duket shumë mirë. Një gjë është e sigurt, Dilani do të thyej shumë zemra tani!

Anxhela Peristeri: Tërhoqi vëmendjen gjatë performancës së saj në Kënga Magjike 2017, jo vetëm për këngën e saj që pati shumë sukses duke u shpallur edhe fituesja e këtij edicioni, por edhe për peshën e saj që mesa dukej kishte filluar të anonte nga ana e rëndë. Gjatë performancës së saj, këngëtarja u komentua për peshën dhe nga fustani që mbante veshur dukej goxha e mbushur. Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer as vetë asaj duke qenë se në foton e pak ditëve ajo shfaqej me bikini dhe dukej shumë në formë! Sekreti i rënies në peshë të Anxhelës nuk dihet akoma.Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë dietë speciale apo të shkuarit në palestër , por që ajo duket shumë bukur për këtë nuk ka asnjë kundërshtim!

Mateus Frroku: Ai është bërë i njohur për publikun gjatë kohës që ishte pjesë e “Ethet e së premtes mbrëma”. Që nga ajo kohë dhe deri më sot, Mateusi nuk i ka munguar skenës shqiptare. Kohët e fundit kemi vënë re që Mateusi ka ndryshuar, një ndryshim për mirë. Flasim për pamjen e tij të jashtme. Pesha që ka humbur e ka bërë të duket mrekullisht mirë dhe me siguri vajzat kthejnë kokën kur ai kalon në rrugë. Nuk e dimë me siguri sesa kg ka hequr dhe çfarë e ka menduar për të arritur këtë peshë që ka tani por çfarëdo që të ketë qenë e ka bërë magjinë e saj dhe me siguri që aq shumë vajza sa do e shohin tani e tutje do ta bëjnë të fejuarën e tij xheloze!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *