KreuCelebrity

Aktorja Jessica Alba: Jam ngacmuar seksualisht

Aktorja amerikane Jessica Alba ka qenë një aktiviste vokale për barazinë femërore. Në një intervistë për CNN, aktorja ka deklaruar se lëvizja #MeToo gjithëpërfshirëse për Hollywood dhe përtej saj është vonuar shumë. Si për të justifikuar pjesëmarrjen e saj në këtë nismë ajo ka treguar se edhe ajo ka përjetuar ngacmimeme seksuale gjatë gjithë karrierës së saj.

E pyetur nëse kishte përjetuar ngacmime seksuale, 37-vjeçarja është përgjigjur: “Sigurisht që po, gjatë gjithë kohës”

“Ju ndoshta nuk duhet ta pranoni, por si një aktore e re që rritet në këtë biznes duhet ta pranoni të trajtoheni në këtë formë. Dhe kjo nuk është diçka që e miratoj, sinqerisht … Shumë shpejt kam mësuar se si të dal prej situatave të tilla, megjithatë, nuk ndodhi asgjë serioze”, – është shprehur Jessica Alba.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF