KreuCelebrity

Argjentina Ramosaj publikon “Sekretin”

Këngëtarja kosovare Argjentina Ramosaj, e tërhequr pak kohën e fundit nga muzika, për t’iu përkushtuar vajzës së vogël Noah, tashmëm është rikthyer me një projekt të ri. Argjentina ka publikuar në instagram videon e këgës të saj të re, “Sekreti”, e sjellë në tregun e muzikës në bashkëpunim me Dj Geek.

Ndërkohë vetë këngëtarja bukuroshe na bën të ditur edhe autorin e tekstit dhe melodisë së këngës. Vig Poppa.

Kënga pritet të pëlqehet nga publiku dhe fansat e artistes, të cilët kanë nxitur të postojnë komentet me urime për këngën e re.

Vetë Argjetnina në postin e saj falenderon të gjithë bashkëpunëtorët dhe fansat për mbështetjen që i kanë dhënë. Në fakt duket e kënaqur nga suksesi që ka marrë sapo është publikuar “Sekreti” i saj.

 

A post shared by Argjentina Ramosaj (@argjentinaramosaj)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF