KreuCelebrity

Look-u i ri i aktorit të famshëm të Hollywood-it skandalizon!

Në mos një herë një tjetër ai ju ka tërhequr vëmendje, bukuria e tij nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Zac Efron e kemi parë në disa projekte kohët e fundit, por këtë herë nuk do të flasim për arritjet e tij në karrierë, do të përqendrohemi në look-un e tij. Ai ka vendosur të vij ndryshe, me një look që nuk menduam se do ta shihnim ndonjëherë. Flokët e tij janë bërë pre e një ndryshimi që për shumë është skandaloz! Kështu shprehen mediat e huaja, por mesa duket Zac-ut nuk i intereson aspak.

Flokët e tij tashmë të bëra rasta kanë hapur debate që kanë kulmuar deri në ofendime. Janë njerëzit me ngjyrë ata që kanë pasur reagimet më të ashpra duke e quajtur këtë look si ofendim kundrejt kulturës së tyre që njihet për këtë model flokësh. Ata nuk janë vetëm të acaruar, janë të skandalizuar për sa i përket këtij veprimi. Për ta është ofenduese që një njëri të përdori kulturën e tyre vetëm për të marr disa ndjekës më shumë në Instagram apo për tu bërë pjesë e mediave.

Kohët e fundit nuk ka qenë vetëm Efron që ka hapur debate nisur nga modeli i flokëve.

Vetëm pak ditë më parë ka qenë Kim Kardashian, gjatë ceremonisë të TV Movie Aëard, që për shkak të flokëvë të saj të bëra gërshetë hapi një debatë që kishte në qendër përshtatjen kulturore dhe a ishte apo jo kjo e pranuar nga të tjerët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF