KreuCelebrity

Origjinës nuk i shpëton dot, ja “problemet” shqiptare në familjen e Dua Lipës

Ditët e fundit Dua Lipa ndodhet në Francë dhe gjatë gjithë kohës së qëndrimit atje i ka mbajtur fansat e saj të informuar me gjithçka që ndodh gjatë pushimeve të saj. Ajo ndodhet atje me prindërit, të dashurin dhe një mik të familjes, mesa duket edhe ai me origjinë nga Ballkani. Ajo ka vendosur që këtë herë të ndaj me ne një çast që për të gjithë ballkanasit është shumë e njohur, momenti kur paguhet fatura!


Mesa duket, debatet tipike mes dy njerëzve se kush nga të dy do ta paguaj faturën nuk mund të mungonin edhe në familjen e Dua Lipës.

Pas konsumimit të një dreke, babai i saj dhe miku i familjes, janë “përleshur” se cili nga të dy do të paguante faturën. Ka qenë Dua ajo që ka shpërndarë fotot në Instagramin e saj dhe me shumë mundësi të shumtë janë ata që të paktën një herë në jetë e kanë gjetur veten tek të tilla foto. “Duke u përpjekur të paguajmë faturën, në mënyrën e Ballkanit,” –ka shkruar me humor këngëtarja.


Me këtë foto këngëtarja na bën të qartë që nuk mund t’i shpëtosh dot origjinës, nuk ka rëndësi sesa kohë jeton në një shtet tjetër!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF