S’do e besoni, ja efektet e një thelbie hudhre! 0 302

Vetitë terapeutike të hudhrës janë të njohura. Antropologët kanë zbuluar përshkrimet e hershme për përdorimin e saj në tavolinën e Sumerëve, popullit të lashtë të Mesopotamisë. Në pjesë të ndryshme të botës, hudhra njihej për trajtimin kundër infeksioneve dhe ftohjes. Sot kërkimet e fundit bëjnë të ditur edhe vetitë e saj antitumorale dhe antibiotike. Këto janë përfitimet më të mëdha të ofruara nga një thelpi hudhre, që shumë nga ju nuk i dinë.

-Veti antibakteriale

Hudhra në mënyrë të pabesueshme vret pothuajse çdo bakter të dëmshëm,  si Bacillus Anthracis, një virus shumë i rrezikshëm.

-Kuron impotencën

Hudhra përmirëson prodhimin e një enzime që është përgjegjës të pompojë gjakun për trupin dhe përmirëson ereksionet, që është diçka jetësore në intimitet.

-Kujdeset për sistemin kardiovaskular

Hudhra është në gjendje të largojë substancat toksike nga gjaku juaj, duke përmirësuar kështu rrjedhjen e gjakut e cila përmirëson problemet kardiovaskulare të trupit, duke ju bërë të mos vuani nga probleme të tilla si presioni i gjakut apo çfarëdolloj sëmundje që lidhet me motorin tonë, zemrën.

-Lufton kancerin

Hulumtimet e fundit nga Universiteti i Teksasit konstatojnë se hudhra ka disa përbërës antikancer, të cilat ulin gjasat e formimit të tumorit nga 50 në 75%.

Pasi morët vesh këto benefite që jep hudhra mundohuni ta konsumoni në një formë apo tjetër, në ushqim ose edhe një përtypje e menjëhershme në mëngjes, ju sigurojmë se në rastin e fundit hiqet edhe çdo lloj mundësie të mbetet aroma e saj.

Previous ArticleNext Article