KreuFashion

Çifti i këngëtarëve i jep fund përfundimisht zërave për ndarje vetëm me një foto!

Ata janë gjithmonë nën ndjekjen e paparacëve. Të gjithë duan të dinë çfarë bëjnë Beyonce dhe Jay-Z sidomos pas nisjes të turit të tyre të On The Run II.

Ky tur mendohet të jetë vulosja e marrëdhënies së tyre së shëndoshë. Të shumta ishin dyshimet që mes çiftit gjërat nuk shkonin mirë, por ata çdo ditë e më tepër janë pranë njëri- tjetrit. Jo më larg sesa dje ata u fotografuan të buzëqeshur dhe të lumtur në shoqërinë e njëri – tjetrit në liqenin Komo në Lombardi, Itali.

Jay- Z dukej shumë mirë me një kostum sportiv të kuq ndërsa Beyonce si gjithmonë ishte shumë shik me një fustan të kuq dhe rozë. Gjuha e trupit ishte ajo qç tçrhoqi shumç vçmendje, Jay – Z duket shumë mbrojtës ndaj Beyonce, dora e tij që e mban nga krahu shpreh qartë dëshirën e tij për ta mbrojtur dhe ndihmuar. Këngëtarja nga ana tjetër është e buzëqeshur dhe fytyra e saj shpreh kënaqësi.

Nga ç’kemi parë në të gjitha daljet e tyre publike kohët e fundit dhe sidomos nga deklarata që erdhi nga turi i tyre i përbashkët me siguri themi që çifti është një ujra të sigurta!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF