Ja kur vjen Eleni Foureira në Tiranë! 0 345

Pasi elektrizoi fund e krye Eurovizionin ( ku për pak do e kishte rrëmbyer edhe trofenë e madhe), Eleni Foureira premton të ndezë skenën e sheshit Skenderbej në 25 korrik.



Këngëtarja me origjinë shqiptare është aktualisht në një turne te paralajmëruar në Europë që e con edhe në Londër,  Amsterdam e Stokholm, por Eleni, ashtu sic premtonte përpara ca kohësh, nuk e ka harruar vendlindjen.

Datën e koncertit në Tiranë e konfirmoi Eleni vetë përmes një postimi në rrjetet sociale ku tregoi se do të bëhet kështu e treta këngëtare e njohur me origjinë shqiptare që ngre peshë kryeqytetin shqiptar pas Rita Orës dhe Ermal Metës. Po presim “ Fuego-n“!

Previous ArticleNext Article