Elvana Gjata jep koncertin e parë si dirigjente, vetëm dy të ftuar! 0 731

Elvana e famshme, e bukur dhe e talentuar këtë herë na tregoi një anë të saj që ne nuk e njihim. Mesa duket përveç pasionit për këngën, Elvana Gjata paska një pasion dhe talent tjetër, atë për dirigjimin!
Tamam kështu, ose të paktën kështu i duket syrit tonë amator.

Kanë qenë dy video të Elvanës në Instastory që na treguan që ndoshta këngëtarja ka ëndërr në sirtarë të dirigjoj ndonjë ditë!

Në videot në llogarinë e saj, duket dora e saj që bën lëvizje “alla Elvana”, lëvizje të cilat me shumë mundësi janë të sajuara aty për atyë. Ajo është gjatë një udhëtimi me makinë dhe ka zgjedhur që ta shtyj kohën nën muzikën relaksuese duke dirigjuar sipas mënyrës së saj.

Elvana ka vendosur të kënaq veten dhe fansat me këtë mënyrë të re të të dirigjuarit dhe ndoshta sjell ndonjë teori të re në këtë fushë, ku i dihet!

Previous ArticleNext Article