Fansat i “hidhen në fyt“ aktorit të njohur : hiqe këtë model flokësh! 0 242

Janë mësuar ta shohin gjithmonë të kuruar e super të kujdesur për look-un e tij, ndaj nuk është cudi që fansat e Zac Efronit kanë reaguar në mënyrë të skajshme ndaj preferencës së re të aktorit: flokët tip “deadlocks“.

Thjesht për qejf, shkruante ai në mesazhin shoqërues të fotos së postuar në Instagram. Kjo nuk ishte arsye e mjaftueshme për ushtrinë e femrave që lënë mendjen pas aktorit bukurosh.

Shqetësimet madje nuk lidheshin vetëm me ndryshimin e pamjes së tij, por edhe me faktin se ky model është identifikues për një etni tjetër e nga disa u perceptua si ofendues. Vetë Zac-u duket ka preferuar të mos komentojë, por ndërkohë duket se flokët, për momentin të paktën, s`ka për t`i ndryshuar!

Previous ArticleNext Article