Kënga fituese e Eurovizionit, një plagjaturë? 0 201

Izraeli u krenua pamasë me fitoren e tij në festivalin e sivjetshëm europian të këngës, por tani gjendet përballë kërcënimit të një procesi gjyqësor për plagjiaturë.

Preteksti i palës tjetër është se “Toy“ e Netta Barzilai-it, ngjan shumë me këngën e vitit 2003, “Seven Nation Army”  të grupit amerikan The White Stripes.

Sipas raporteve në disa media izraelite, Doron Medalie dhe Stav Beger, krijuesit e “Toy-t“, kanë marrë një letër paralajmëruese nga një prej institucioneve kyce të industrisë së muzikës, Universal Music Group. Ngjashmëria e madhe mes dy këngëvë, sidomos në raport me ritmin dhe harmoninë, ka tërhequr vëmendjen e tij, por këtë duket se përpara tyre e kishin  vënëre edhe disa kritikë muzikore. Vetë fituesja e Eurovizionit, Barzilai, nuk ka bërë ende asnjë koment.

Të gjitha këngët që konkurrojnë në Eurosong duhet të jenë origjinale, dhe nëse ka pretendime për plagjiaturë e ato rezultojnë të vërteta, fituesi skualifikohet nga e drejta për të organizuar eventin pasardhës.

 

Previous ArticleNext Article