Adoleshentja iraniane këndon këngën e Era Istrefit, rrezikon burgun!
Adoleshentja iraniane Maedeh Hojabri teksa ndodhej në shtëpinë e saj zgjodhi të publikonte një video në Instagram, duke kënduar këngën e saj të preferuar, pikërisht “Bon Bon” të këngëtares shqiptare Era Istrefi.
Kaq ka mjaftuar që ligjet e shtetit iranian të ‘ngrijnë” lumturinë e adoleshentes, duke e arrestuar atë, vetëm për videon e postuar. Hojabri u arrestua vetëm sepse kërcente pa shami në kokë.
Qeveria iraniane ka rregulla strikte, që ndalon kërcimin e vajzave dhe grave pa shami, apo me seksin e kundërt, përveç rastit kur ndodhen përpara anëtarëve të familjes së tyre.
Ndërkohë vajza të tjera në instagram kanë postuar videot e tyre duke kërcyer në internet, në mbështetje të adoleshentes që u arrestua.
Në mbështetje të vajzës së arrestuar përdorueset e rrjeteve sociale në Iran kanë publikuar video dhe mesazhe në mbështetje të balerinës adoleshente, duke përdorur hashtagun #dancing_isn’t_a_crime (kërcimi nuk është krim).