KreuFashion

Amber Heard mahnitëse përkrah të dashurit të saj të ri!

Mesa duket të gjithë ish partneret e Johnny Depp po gjejnë lumturinë. Këtë herë bëhet fjalë për ish – bashkëshorten e tij, Amber Heard, e cila përflitet për një lidhje me Vito Schnabel.

Kjo marrëdhënie ka qenë që në fillimet e saj pre e thashethemeve, por mesa duket çifti tashmë i konfirmuar, nuk ka asnjë rëndësi për fjalët që thuhen lart e poshtë, por është parë i lumtur në shoqërinë e njëri – tjetrit kampionatin e Wimbledonit në Angli.

32- vjeçarja dukej shumë shik me një palë kombinoshe ngjyrë mente ndërkohë që partneri i saj kishte zgjedhur një pamje klasike me pantallona blu dhe këmishë bojëqielli.
Kohët e fundit ata janë parë shumë bashkë. Amber gjatë vitit të kaluar ka pasur një marrëdhënie me shkëputje me Elon Musk të cilës i dha fund në fillim të këtij viti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF