Eno Popi largohet nga Wake Up?? 0 382

Emri i Enos praktikisht njehsohet sot me emisionin e mëngjesit në Top Channel, ku jemi mësuar ta shohim prej 10 vitesh tashmë. Ai ka qenë figura e palëvizur e programit që i bën zgjimin shqiptarëve, ndërsa moderatorët e tjerë shkonin e vinin.

Por tani duket se gjërat do të ndryshojnë, e pohuar kjo nga vetë prezantuesja tjetër e Wake Up-it, Ori Nebiaj që rrëfeu në emisionin radiofonik“Thuaje me pepsi“ se në shtator do të rikthehet në Wake Up vetëm me Islin, pasi Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më. Tani, pyetja e fortë e radhës është, a do të ikë fare nga Top Channel?  Përgjigjen e japim po ne: jo, pjesë e stafit të këtij televizioni do të vazhdojë të mbetet sërish, vetëm se me një program tjetër.

Previous ArticleNext Article