Kylie Jenner ndryshon ndërhyrjen estetike te buzët!

Kylie Jenner s’ka dyshim që është një nga femrat më seksi të botën e show biz-it. Gjithnjë aktive në rrjetet sociale pasqyron mirë jo vetëm eventet, por edhe përditshmërinë e saj.

Kohët e fundit ishin pikërisht fansat që kanë vënë re një ndryshim në tiparet e saj, dhe nuk kanë nguruar të bëjnë komente për të vërtetuar dyshimin e tyre se buzët e saj nuk ishin më si më parë.

Në fakt Kylie Jenner shumë herë është kritikuar për fryrjen e buzëve, ndërhyrja estetike kjo që kishte prishur paksa imazhin e bukuroshes Jenner.

Dhe siç vihet re Kylie ka marrë një vendim, ka korrigjuar ndërhyrjen estetike, duke hequr fryrjen e tepërt të buzëve.

Pyetjeve të komentuesve të saj në fotot e publikuara nga vetë ajo në instagram, bukuroshja u është përgjigjur thjeshtë me një ‘po’, duke konfirmuar ndryshimin e bërë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article