Ledion Liço nuk ikën nga Top Channel! 0 890

Lajmi i largimit të Ledion Liços nga televizioni më i madh në vend, bëri bujë sot në mediat rozë. U tha se moderatori I njohur do ta linte ekranin e Top Channel për shkak të një zënke me drejtorin e përgjithshëm Ben Blushi , post të cilin sipas disa zërave ( të këqinj), e ka ëndërruar prej kohësh.

Por thashethemnajës i dha fund Ledioni vetë pa qenë nevoja për shpjegime të gjata: mjaftoi një ripostim i lajmit në Instagram me mbishkrimin “ Fake News“, që ne ta kuptonim se bashkëshorti i Sara Hoxhës,  ikjen s`e ka në plan!

Previous ArticleNext Article