Marina poston një foto dhe fansat mendojnë se ajo është shtatzënë! 0 299

Po mbushet viti që kur Marina dhe Getoari i dhanë fund beqarisë nëpërmjet një dasme madhështore, ndaj lajmi për një shtatzëni të Marinës është ai që pritet me padurim nga fansat e shumtë të çiftit.

 

Bjondja bukuroshe dhe reperi i njohur janë shkëputur këto ditë nga jeta e zhurmshme e Tiranës, për të marrë disa ditë pushime, duke postuar herë pas here foto.

Postimet e fundit nga Marina duket se kanë ngazëllyer ndjekësit e saj, pasi ata mendojnë se ajo është shtatzënë. Në fakt në njërën prej fotove të postuara nga moderatorja e ëmbël e ekranit, barku duket paksa i rrumbullakosur.

Nuk e dimë nëse është një iluzion optik, apo nëse vërtetë Marina është në pritje të ëmbël, por urimet nga fansat e saj kanë vërshuar nën foto. Nëse është e vërtetë le t’i shtohet çiftit edhe urimi ynë mes dhjetra urimeve të ndjekësve të tyre!

Previous ArticleNext Article