Mesazhi prekës i prindërve të Ilir Shaqirit e bën Rudina Magjistarin të përlotet! 0 707

Ja diçka që disave prej nesh nuk i kishte rënë në vesh deri tani: Ilir Shaqiri, balerini i talentuar që rrëmbeu zemrat e publikut italian, është djalë i një çifti balerinësh të apasionuar dhe duket se kjo gjë vërtet rridhka në dejet e kësaj familjeje, sepse edhe e bija e tij, Emili ka ndekur rrugën e të atit dhe gjyshërve.

Pasioni e dashuria për atë që bën e kanë shoqëruar Ilirin gjithmonë në rrugëtimin e tij që e coi drejt majave të suksesit. Por djalin e talentuar shqiptar e karakterizon edhe nje modesti e thellë, mësim që i vjen nga familja: një artist i thjeshtë vlen sa për dy artistë, thotë ai.

Kjo është motoja të cilën duket se ia ka përcjellë dhe së bijës. Këtë Emili e reflektoi qartë përmes përshëndetjes së saj në ekran. Por ajo që na preku në mënyrë të vecantë ishte mesazhi i prindërve të tij. Ti je krenaria jonë i tha  e ëma. Fjalët e të atit janë ato që gjithshkush dëshiron t`i dëgjojë nga babi i vet: Iliri, u shpreh ai, është një djalë shumë I ndershëm, shumë bujar, shumë i drejtë, shumë i talentuar! Kaq mjaftoi që të përlotej jo vetëm Rudina në studio, por edhe ne të tjerët jashtë saj!

Previous ArticleNext Article