KreuFashion

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, nënë tipike shqiptare!

Ushqimi i fëmijëve me gji ka hapur debate sidomos mes femrave të famshme, të cilat për të ruajtur pamjen e tyre të bukur dhe gjoksin e ngritur kanë zgjedhur që mos të ushqejnë të vegjlit e tyre në këtë mënyrë natyrale. Pjesë e këtij trendi nuk janë vetëm personazhet e njohur, por gjithmonë e më shumë po bëhen pjesë edhe nënat e reja që s’janë pjesë e shoëbizit.

Paçka gjithë kësaj për Emina Cunmulaj, modelen shqiptare, është domosdoshmëri të ushqesh fëmijën me gji. Pak më tepër se një muaji më parë ajo është bërë nënë për herë të dytë.

Shpeshherë ajo ndan foto të rutinës së saj me vajzat dhe këtë herë ka ndarë një foto ku ajo po ushqen të bijën me gji. Me anë të kësaj fotoje Emina ka zgjedhur të sesibilizojë të gjitha nënat e reja shqiptar,e por edhe amerikane që ta cilësojnë ushqimin me gji si një gjë natyrale dhe shumë të dobishme për shëndetin e fëmijës. Në foton e saj Emina është e lodhur, por nuk heq dorë nga detyrat e saj si nënë dhe jo nënë dosido, por nga ato tipiket që në jemi mësuar të njohim.


Në një foto të postuar përkrah asaj që ajo ushqen vajzën e saj është një artikull amerikanë që thotë që Shtetet e Bashkuara janë kundër ushqimit me gji, gjë që ajo e kundërshton hapur dhe kërkon edhe përkrahjen e nënave të tjera.
Shëmbulli i Eminës, ushqimi i fëmijëve me qumësht gjiri është shembull i mrekullueshëm për të gjithë ato vajza që presin të bëhen nëna dhe mendojnë që mos të ushqejnë natyralisht të vegjlit e tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF