Princi më i vogël i familjes mbretërore, pagëzohet sot 0 361

Në familjen mbretërore  është një ditë e veçantë, Princi Louis i Kembrixhit do të pagëzohet sot përpara anëtarëve më të ngushtë të familjes.

Vogëlushi 11-javësh i Kate dhe Princ william, i pesti në radhën e fronit, do të pagëzohet nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby në Katedralen Mbretërore në Pallatin e Shën Jakobit.

Në këtë festë të familjes mbretërore sigurisht nuk mund të mungojnë dy anëtarët më simpatik dhe më të dashur për Lousin e vogël, Princi George dhe Princesha Charlotte, të cilët do të jenë atje për ditën e madhe të vëllait të tyre më të vogël.

Kjo do të jetë hera e parë që Duka dhe Dukesha e Kembrixhit si edhe tre fëmijët e tyre do shihen së bashku.

Kensington Palace ende nuk e ka publikuar listën e të ftuarve, por pagëzimet mbretërore janë zakonisht një ngjarje e vogël familjare.

Previous ArticleNext Article