Recetë nga Shef Fundim Gjepali/ Fileto Dentali me Latuga të thekrruar, vezë peshku dhe ullinj 0 1834

Këtë herë do të qëndrojmë te peshku dhe disa përbërës të freskët dhe disa përbërës që na ndohmojnë të realizojmë një recetë të freskët dhe plot shije.

Filetot e peshkut Dental që do të përdorim në këtë recetë janë të rëndësishme. Ky lloj peshku meriton të gatuhet më së miri, pasi ka shije të veçantë nga llojet e tjerë. Me disa përbërës shtesë do të shijoni pjatën më fantastike që keni përgatitur ndonjëherë.

Vezët e peshkut janë një prej ushqimeve më të preferuara dhe më të shëndetshme në botë. Ato janë përdorur nga njeriu prej shumë shekujsh si një delikatesë dhe si një ushqim i tryezave mondane.

Fillojmë me përgatitjen e kësaj receta. Përbërësit që na duhen për 4 persona janë:

–  4 fileto dentali nga 200 gr secili

– 1 sallatë latuga e ndarë në 4

– 1 thelpi hudhër

– 1 Acciughe në vaj

– 100 gr ullinj  pa bërthamë

– 1 degë trumze

–  100 gr vezë peshku(botarga)

– 1 gotë verë të bardhë

– vaj ulliri ekstra i virgjër

– kripë

– piper

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim pak vaj ulliri, 1 thelpi hudhër, degën e trumzës dhe e lëmë të kavardiset pak. I  thajmë fletët e sallatës anësore dhe e shuajmë me verën e bardhë. Me pas e kalojmë në një blender dhe grijmë deri sa ajo të bëhet kremoze dhe duke patur kujdes që të ruajmë ngjyrën jeshile. Marrim një tigan antiaderent, kriposim filetot e levrekut dhe i vendosim në tigan duke i thekërruar në të dyja anët. Heqim filetot nga tigani dhe i vendosim në një tepsi, pastaj në të njëjtin tigan  vendosim edhe latugën duke e thekërruar në të gjitha anët. Vendosim në të njëjtën tepsi ku kemi vendosur filetot e dentalit. Përfundojmë pjekjen në furrë të nxehet me temperaturën 200° për 5 min.

Përgatisim pjatën si në foto. Vendosim në cepin e pjatës kremin e latugës dhe më pas me ndihmën e një shpatulle e shtrojmë në pjatë. Gjithashtu  vendosim në pjatë fileton e dentalit si në foto, i hedhim ullinjtë e grirë dhe vezët e peshkut, vaj ekstra të virgjër dhe… receta është gati.

Ju bëftë mirë!

 

Previous ArticleNext Article