Rita Ora në Kroaci, surprizohet nga fansat!

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, gjatë koncertit të saj në Kroaci ka dhënë një performancë të bukur në Festivalin Muzikor në Porec, Rise Up.

 Rita Ora në fakt e ka vërtetuar se është një nga këngëtaret që ka përfaqësuar mësë miri Shqipërinë dhe Kosovën anembanë botës, këtë radhë është ‘shpërblyer’ nga fansat me një surprizë shumë emocionuese.

Këtë gjë e ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram ku publiku kishte marrë flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, duke i mbajtur gjithë entuziazëm mes krahëve në rresht të parë.

“Faleminderit për energjinë mahnitëse”, ka shkruar Rita Ora duke njoftuar se koncertin e radhës do ta mbajë në Las Vegas.

Dhe Rita lumturinë e saj e ka demonstruar më pas, teksa u ka marrë flamurin e Kosovës fansave dhe ka performuar në skenë me të. 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article