Si e priti Selena lajmin e fejesës së dashurisë së madhe të saj, Justin Bieber? 0 537

Selena Gomez dhe Justin Bieber ishin të pandashëm ca kohë më parë; konsideroheshin cifti-ishulli adoleshentëve në mbarë botën, e tani vonë u përfol edhe për një rikthim të dyshes së famshme.

Lajmi i gëzoi pamasë fansat e tyre! Por nuk do ta zgjaste shumë përpara se secili të ndiqte sërish rrugën e vet ( e ëma e Selenës, sipas mediave rozë, nuk  e donte aspak këtë lidhje).

Duke pasur parasysh historinë e tyre të dashurisë, ishte e natyrshme që njerëzit të bëheshin kuriozë mbi reagimin e Selenës, kur faqet online u mbushën me lajmin e unazës së fejesës në gishtin e Hailey Baldwin!  Epo, Selena që ta dini, nuk e dha veten fare!  Vajza, përvecse këngëtare është edhe aktore, ama nëse po aktronte dhe në këtë rast, e ka qarë rolin!

Previous ArticleNext Article