Aksesorë në plazh këtë verë? Stilistja  e njohur thotë “jo“! 0 213

Sa më natyrshëm në bregdet thotë Rezarta Skifteri. Janë disa këtë vit rrobebanjot më në fokus, shpjegoi ajo në Wake Up; stilet tendencë përfshijnë rrobebanjot e mbledhura gonxhe, ato trupore ose qoftë edhe vec e vec, rrobebanjot me fjongo ( mundësisht me sa më shumë lidhje), rrobebanjot kadife, ato me shtat të lartë ( që sipas Rezit, tregojnë një bel shumë të hollë), dhe lloji i çuditshëm që vishet pjesa e sipërme mbrapsht.

Në thelb sidoqoftë, më e mira është të mbahen rrobanjot që i shkojnë gjithsecilit më shumë. Por thënë këto, kthehemi tek aksesorët: në plazh, stilistja këshillon të mos i mbani, sepse rrobebanjoja duket më e bukur kështu, arrin të marrë më tepër vëmendje.

Previous ArticleNext Article