Blerim Destani, film me John Travoltën e Morgan Freeman! 0 373

Blerim Destani do të shfaqet në filmin hollivudian “ The Poison Rose“ në krah të legjendave të ekranit, John Travolta e Morgan Freeman!



Filmi ka nisur xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgias me regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën me të njëjtin emër të Richard Salvatore.  Aktori joshës shqiptar vjen në rolin e Lorenzo Rodriguez; shumë larg origjinës së vet, por tiparet e theksuara brune duket e kanë bërë të përshtatshëm për të intepretuar një djalosh meksikan.

I frymëzuar nga stili klasik “ noir“, “ The Posion rose“ rrëfen historinë e një ish futbollisti, Carson Phillips,  të interpretuar nga Travolta, që përpiqet të ndihmojë një vajzë në telashe. E ashtu sic ndodh rëndom në filma të tillë, ai do të vihet në gjurmët e personave të zhdukur duke e zbërthyer pak e nga pak ngjarjen në sytë e publikut bashkë me intrigat, vrasjet e te dyshuarit e saj. Ky është patjetër një kapërcim i rëndësishëm në karrierën e Blerimit, por edhe një kënaqësi për ne si shqiptarë që ta shohim në majat e industrisë së filmit!

Previous ArticleNext Article