Elvanën dhe Ledrin i njohim, risia është John Shahu!

Djaloshi I lindur në Shqipëri, por që jeton prej shumë vitesh në Australinë e largët na e tregoi fillimisht kush është me pjesëmarrjen në Këngën Magjike vitin e kaluar dhe pjesën “ Medicine“.

Tani na e rrëmben vëmendjen sërish me “ Mike“, bashkëpunim i tij, Elvanës dhe Ledri Vulës; një këngë që me numrin e stërmadh të klikimeve tregon se e ka siguruar vendin në listën e hiteve të verës. Vetë Johni, me zërin e mrekullueshëm, e ka marrë tashmë vlerësimin që kërkonte. Publiku e tha fjalën e tij!

Previous ArticleNext Article