Fëmijën e zë makina, ja zgjidhja! 0 336

Kur nisemi për pushime përveç dëshirës për të ikur me vrap, nuk mungojnë shqetësimet e radhës për fëmijën, madje që në nisje. Kur kemi fëmijë të vegjël me vete në makinë, gjëja e parë që na vjen ndërmend, është se mos atë e zë makina, duke e kthyer udhëtimin në problem. Ekspertët e pediatrisë kanë hartuar disa këshilla praktike, për ta evituar këtë problem.

-Evitoni që t’u jepni fëmijëve për të pirë, as ujë, as lëngje frutash, as qumësht apo çaj të ftohtë dy orë para se të niseni për rrugë. Edhe pse mund të duket një zgjidhje e ashpër që e bën fëmijën të vuajë nga etja, të jeni të sigurtë se nuk do ketë të përziera dhe as nuk do vjellë.

-Nëse udhëtimi është i gjatë dhe etja është e madhe, atëherë jepini të pijë pak ujë, por jo shumë, por vetëm pasi të ketë ngrënë pak bukë.

-Temperatura në makinë nuk duhet të jetë e lartë, mos harroni të ndizni kondicionerin, por mos e teproni me temperatura polare.

-Jepini makinës në mënyrë të njëtrajtshme, pa shpejtësi të madhe, ndërsa pas dy ore rrugë ndaloni, dhe lëreni fëmijën të zbresë.

-Sa më shumë ta hutoni, aq më mirë është. Çdo zgjidhje mund të jetë e dobishme, këngë, muhabet, lojëra apo gjithçka tjetër që mund t’iu vijë ndërmend.

Siç e vutë të gjitha janë këshilla praktike. Vetëm pak durim dhe pushime të mbara!

Previous ArticleNext Article