George Clooney aksidentohet në Sardenia

Aktori amerikan George Clooney është aksidentuar mëngjesin e sotëm teksa udhëtonte me motor në Sardenia. Sipas “Daily Mail” aktori është përplasur me një makinë tip mercedez, fotot tregonte xhamin e thyer të mjetit, me të cilin u përplas George teksa udhëtonte me motor.

Aktori amerikan është transportuar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën sipas medias britanike.

Aktori 57-vjeçar së bashku me famijen e tij, gruan Amal dhe dy binjakët po jetojnë aktulaisht në Sardenja, pasi George është i angazhuar me xhirimet e filmit “Ceatch 22”.

 

Previous ArticleNext Article