Ish banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të dytë

Neda dhe Orgeni, çifti që u njohën brenda shtëpisë të Big Brother janë gëzuar sot me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë.

Në reality show si Big Brother ka pasur vazhdimisht histori dashurie dhe lidhje, por ndryshe nga të tjerët Neda dhe Orgeni vërtetuan se edhe në një lojë si Big Brother lind dashuria e vërtetë. Tre vite më parë ata u bënë prindër për herë të parë, me djalin e tyre Serzh.

Sot Neda është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë ish banorja, e cila nëpërmjet një postimi në Instastory publikon edhe emrin e foshnjës të sapoardhur në jetë, që quhet Zai.

Me jetë të gjatë Zai!

Previous ArticleNext Article