Johny Deep akuzohet për dhunë ( prapë)!!!!!! 0 226

Nuk duhet të përbënte një surprizë në fakt, duke pasur parasysh akuzat e ish bashkëshortes, Amber Heard.

Por këtë herë, problemet e aktorit të famshëm hollivudian burojnë nga një shpërthim nervash ne sheshxhirimin e filmit City of Lies. Një nga pjesetarët e ekipit të teknikëve, Greg Brooks, ka nisur një proces gjyqesor kundër regjizorit dhe producentit të filmit që rrëfen jetën dhe vdekjen e reperit Christopher Wallace, të njohur ndryshe si Notorious B.I.G.. Depp, I cili në këtë film, interpreton rolin e detektivit që heton vdekjen e dyshimtë, e ka goditur dy herë teknikun ndërsa ishte në gjendje të dehur.

Brooks pas incidentit është kthyer në vendin e punës, ku i është kërkuar të firmosë nje deklaratë se nuk do të paraqesë asnjë kërkesë për këtë episod. Ai refuzoi, dhe u pushua në vend. Përpos faktit që ylli I Hollivudit akuzohet për dhunë, procesi gjyqësor do të kalojë në sitë edhe problemin e poshtërimit të punonjësit, mbylljen e parregullt të kontratës dhe shqetësimet mendore e fizike që ka pësuar Brooks. Ky i fundit thotë se producentët duhet ta dijnë që Depp përdor alkol dhe drogë në vendin e punës dhe kjo e kthen në një kërcënim për të tjerët.

Previous ArticleNext Article