Përse Meghan Markle i mban këpucët një numër më të madh? 0 825

Këtë e kishin vënë re të gjithë, por nuk kishin folur. Deri më tani të paktën, kur tabloidët britanikë e kanë zbuluar arsyen e vërtetë të prirjes së Dukeshës së Sussex-it për të veshur këpucë më të mëdha. Flakën e kureshtjes e rindezi sërish shfaqja e saj në eventin e fundit publik me një palë këpucë të larta dhe vërtet shumë të mëdha! Cila është arsyeja e një preference të tillë?

Shpjegimi qenka i thjeshtë: të famshmit qëndrojnë shumë në këmbë, ndaj parapëlqejnë në mjaft raste të bëjnë këtë zgjedhje që do t`ua shpëtojë këmbët nga fluskat!

Po si ia bën Meghani kur ecën, se këpucët e mëdha janë të bezdisshme pasi të shkon këmba përpara! Është gjetur zgjidhja edhe për këtë: e mbush majën me një copë të pastër ose me pambuk!

Previous ArticleNext Article