Përse na hahet aq shumë në darkë? 0 72

Nuk është thjesht psikologjike, por e ka një shpjegim shkencor: në darkë, na gërryen uria më shumë sepse shtohet hormoni që stimulon oreksin.

Një studim I publikuar në revistën International Journal of Obesity tregon se orët e vona të pasdites, ky fenomen theksohet, e kjo jo thjesht për arsyet e menduara deri tani si  stresi apo uria e ditës që shpërthen në darkë. Është edhe trupi vetë që na bën lojëra. Gjatë mbrëmjes, peptidi YY që redukton oreksin, ulet, dhe ngrihet nga ana tjetër niveli i grelinës, hormoni që na shtyn drejt dollapit të bukës.

Nëse stresohemi pastaj, hormonet e urisë shtohen ndjeshem, por në darkë “cmenden“ fare. Si mund të zgjidhjet kjo? Ekspertët këshillojnë që të hahet mirë gjatë ditës dhe të mos kapërcehen vaktet, sepse nëse mbërrijmë në mbrëmje të uritur, efekti do të jetë dramatik e do ta kemi shumë më të vështirë për ta frenuar instiktin e gllabërimit të asaj cokollatës mbi tryezë!

Previous ArticleNext Article