Sherret më të famshme në Hollivud ( dhe përreth)! 0 370

Sylvester Stallone ka arritur edhe ta qëllojë Richard Gere-n. Nuk janë të paktë yjet e kinemasë dhe popstar-et që janë zënë keq me njëri tjetrin, shpeshherë për arsye xhelozie ose dhe për motive banale. Rivalitetet mes të famshmëve janë pjesë e pandarë e Hollivudit dhe tapetit të kuq. Ja disa prej tyre:

Bette Davis dhe Joan Crawford, ishin armike të betuara e kjo zgjati për dekada të tëra. Arsyeja? Një mashkull, Franchot Tone.

Martha Stewart dhe Gwneth Paltrow – grindja do të bëhej publike;  Martha nuk e duronte dot faktin që aktorja, sipas saj, donte ta kopjonte!

Taylor Swift dhe Kanye West :kur Taylorit po i dorezohej cmimi në MTV Video Music Awards të 2009-tës, Kanye u ngjit në skenë e deklaroi se në fakt, trofeja i takonte Beyonces. Ajo që pasoi, ishte mëse e pritshme!

Taylor Swift e ka pisk punën edhe me Katy Perry-n: fillimisht janë zënë se Katy, sic pretendon Taylor, i vodhi disa balerinë!

Elton John dhe Madona: dy yjet e popit nuk e kane duruar kurrë njëri-tjetrin. Por rivaliteti i tyre u shpall hapur në 2012-tën, gjatë Golden Globe.

Paris Hilton dhe Nicole Richie kanë qenë dikur mikesha të ngushta, por në kulmin e famës së bashku, pas një serie reality show-sh, u sherrosën keqas. Arsye thuhet ishte xhelozia e Nicole-s për Paris.

Anne Hathaway nuk e sheh dot me sy James Franco-n, e as ky i fundit nuk ka asnjë lloj simpatie për të!

Naomi Campbell e urren për vdekje Tyra Banks. Pantera e zezë nuk e duronte dot idenë që modelja më e re në moshë mund të kishte famë të njëjtë me të sajën.

Mariah Carey dhe Nicki Minaj nuk duhet të qëndrojnë pranë njëra tjetrës, se nuk dihet ç`ndodh!

Që nga koha e filmit “Intervistë me Vampirin“, Brad Pitt dhe Tom Cruise kanë një neveri për njëri tjetrin që nuk kanë ngurruar ta shfaqin dhe hapur!

Previous ArticleNext Article