5 manikyre “ të gëzuara“ që t`I kombinoni me syzet! 0 159

 

5 ide simpatike për dy detaje të vogla, por që kanë impakt të madh mbi pamjen dhe imazhin tënd: manikyri dhe syzet, ja si mund të bëhen bashkë.

Mos u kufizo vetëm tek modelet e syzeve për femra, shiko dhe ato të meshkujve se ka gjëra interesante, siç janë ato të vogla e të rrumbullakëta. I përshtaten çdo fizionomie, nuk dalin asnjëherë nga moda dhe shkojnë shumë me manikyrin nude.

Syzet tip cat eye, të zgjatura në cepa, sjellin efektin retro dhe e përballojnë një manikyr të guximshëm në thonj të gjatë.

Ato me forma më katrore janë gjithkund këtë verë, dhe kur vijnë në ngjyra të errëta janë kombinimi perfekt me një manikyr në ngjyrë të kuqe të fortë!

Te lehta dhe me xhama të ngjyrosur; këto duan dicka më të thjeshtë në gisht siç është manikyri i bardhë.

Syzet edgy, rrijnë shumë mirë me nje manikyr ultra girly & flirty siç është kjo nuanca e gëzueshme pink.

 

Previous ArticleNext Article