7 shenjat e cuditëshme, por të adhurueshme se është i dashuruar me ty! 0 575

Mes çasteve joshëse, atyre  të ngazëllimit apo edhe të skiletshmeve, do te arrish te gjesh disa shenja që mund të përkthehen në një tregues të mirë të marrëdhënies tënde te ardhshme.

  1. Nëse vëren se ai është në siklet kur ndodhet pranë teje, shkaku mund të jetë fakti që ndjenjat po bëhen gjithmonë e më të fuqishme. Edhe momente të tilla kanë rol kyc në takimet tuaja. Janë vërtet speciale atëherë kur dashuron.
  2. Bëhet shumë sentimental; pas një periudhe të gjatë që nuk jeni parë, mund edhe t`i shpëtojnë lotë nga gëzimi në ritakim- është e cuditëshme, por tregon se ka ndjenja të forta ndaj teje.

3. Është shumë I afeksionuar edhe në momente të papërshtatshme. Mund të duket e tepruar, por tregon se ai thjesht nuk përmbahet dot nga dashuria

4. Të hedh ca vështrime të gjata e plot dashuri që edhe mund të të sikletosin, por në fund, janë kaq të këndshme, apo jo?

5. Ngatërrohet kur flet në praninë tënde; ndodh që njerëzit të bëhen nervozë kur kanë në krah ata që admirojnë, duan e respektojnë!

6. Harron cfarë thotë; c`të themi, ia ke bërë mendjen dhallë!

7. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja: të ka vendosur një “nofkë“ me përkëdheli, një emër që I pëlqen ta përdorë vetëm ai.

Previous ArticleNext Article