Albumi i ri i këngëtarit Drake surprizues, thyen 3 rekorde botërore! 0 105

Mesa duket arritjet e Drake me albumin e tij të ri “Scorpion” tani do të renditen në arritjet historike të muzikës. Albumi i tij i ri vendosi një rekord duke listuar shtatë këngë të albumit të tij në Billboardin e Top 10. Ky rekord është mbajtur nga Beatles me pesë këngë në vitin 1964.

Ky nuk është suksesi i tij i vetëm. Ai ka thyer rekordin e tij për më shumë këngë në tabelën e Hot 100. Në këtë renditje janë 27 këngë të tij nga të cilat 25 këngë janë nga albumi i ri. Rekordi i tij i fundit ishte fakti që shënoi 1 miliardë dëgjime në të gjithë botën në javën e parë të publikimit.
Mesa duket kjo për Drake është një treshe e artë dhe ky album shenjon një fazë të rëndësishme të karrierës së tij.

Previous ArticleNext Article