Ardit Gjebrea ka një super surprizë! 0 514

Bëhet fjalë për një projekt të madh që do ta shohë studion e emisionit të tij të ndërrojë fytyrë komplet!  “ E diela shqiptare“ do të vijë tani ndryshe; vetë moderatori i njohur e pat përmendur si ide muaj më parë, por tani ajo do të bëhet realitet në valën e ndryshimeve që llogaritet të pësojë sezoni i ri televiziv në TV Klan.

E diela shqiptare mbetet një nga programet më të ndjekura në Shqipëri e tani, pas 10 vitesh, duket e donte një pamje të re. Arditi e tregoi vetë nisjen e punimeve me një postim në Instagram dhe mesazhin: “Po fillon një studio e re të ndërtohet  –  e diela shqiptare, në sezonin e ardhshëm, me shtëpi të re!

Sfondi teknologjik thuhet se do të jetë shumë i fortë në skenografinë e re, me një theks të madh sidomos tek ndricimi.

 

Previous ArticleNext Article